Dalin ekzaminimet mjekësore, futbollisti i Juventusit humbet ndeshjen ndaj Interit

Dalin ekzaminimet mjekësore, futbollisti i Juventusit humbet ndeshjen ndaj Interit

16:49, 11/01/2021

Mbërrijnë lajmet e ekzaminimeve të Paulo Dibalas, Ueston MekKeni dhe Federiko Kiezas.

Paulo Dibala do ti mungojë Juventusit rreth 15-20 ditë ku nuk do të jetë prezent në “Derbin e Italisë” Inter-Juventus të dielën mbrëma.

Ylli argjentinas ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në ligamentin e mesëm të gjurit të majtë.

Ndërsa ekzaminimet për Ueston MekKeni dhe Federiko Kiezas rezultuan pozitive dhe nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi në një komunikatë zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco