Tirana prezanton futbollistin e dytë në merkato, vjen mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë

Tirana prezanton futbollistin e dytë në merkato, vjen mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë

15:24, 11/01/2021

Tirana konfirmoi së fundmi transferimin e futbollistit të dytë në merkaton e janarit. 

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Zhoselin Behiraçe, është lojtari i dytë që u bashkohet bardhebluve këtë sesion merkatoje.

Ai kaloi me sukses provën me bardheblute dhe pas zhbllokimit të merkatos, u zyrtarizua sot si përforcimi më i ri i kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Pas Taulant Seferit, afrikani Behiraçe është përforcimi i dytë për kampionët e Shqipërisë.

Ai ka luajtur me Xhorxhonen në Itali. Përveç qendërmbrojtësit, Behiraçe mund të luajë si mesfushor qendror.

Njoftimi i Tiranës

“Mirësevjen Jocelin Behiratche!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e rradhës në merakton e Janarit. Jocelin Behiratche është emri i ri që do të rreshtohet në rradhët e bardhebluve. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar pas kryerjes së të gjitha analizave të nevojshme nënshkroi kontratën që e bën atë pjesë të klubit për dy sezonet e ardhshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco