Sulmuesi francez kryen vizitat mjekësore te Juventusi

Sulmuesi francez kryen vizitat mjekësore te Juventusi

14:54, 11/01/2021

Juventus bën goditjen e parë në merkato, duke afruar futbollistin Abdelaje Dabo nga skuadra franceze e Nantës.

Francezi 19-vjeçar, i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, fillimisht do të luajë me skuadrën e dytë të Juventusit, atë të U-23.

Më pas, sipas paraqitjeve, mund t’i jepet një mundësi te skuadra e parë.

Sulmuesi është paraqitur sot në klinikën juventine “J-Medical”, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij të parë me klubin nga Piemonte.

Dabo transferohet te Juventusi U-23 në formën e huazimit, me opsionin e blerjes në fundin e sezonit me shifrën e 1,5 milionë eurove, plus bonuset e lidhura me prezencat dhe objektivat e arritura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco