Vllaznia prezanton sulmuesin që ka shënuar 2 gola në Europa League

Vllaznia prezanton sulmuesin që ka shënuar 2 gola në Europa League

11:24, 11/01/2021

Pas mbrojtësit Abdurrahman Fangaj dhe sulmuesit Albion Avdijaj, Vllaznia ka prezantuar sot një tjetër afrim në merkato.

Bëhet fjalë për sulmuesin Salim Cisse. Lojtari nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri.

Klubi shkodran komunikoi në një njoftim të fundit se stafi teknik i Vllaznisë do të vendosë më tej nëse 28-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht Vllaznisë.

Me afrimin e tij, Vllaznia synon të krijojë një repart sulmues të frikshëm dhe të kompletuar për të siguruar titullin kampion.

Njoftimi i Vllaznisë

“Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i radhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbonës.

Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Brdariç, i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari te Vllaznia”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco