Pas kthimit nga Dubai, klubi i futbollit konfirmon një rast me COVID-19

Pas kthimit nga Dubai, klubi i futbollit konfirmon një rast me COVID-19

11:09, 11/01/2021

Te skuadra e Celtic është konfirmuar një lojtar i infektuar me COVID-19.

Vetë kampionët në fuqi të Skocisë pranuan lajmin në kanalin zyrtar të tyre.

Edhe pse duket një rast i ngjashëm në plan të parë me shumë klube të tjera, ky moment është i pazakontë për Celtic.

Skuadra udhëtoi në Dubai para se kthehej të premten në Skoci, por qeveria kishte vendosur masa të ashpra për udhëtimet.

Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit teknik kanë rezultuar negative në testin e fundit për Koronavirusin.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco