Egbo: Tirana të besojë deri në fund për titull, edhe vjet kishim diferencë pikësh

Egbo: Tirana të besojë deri në fund për titull, edhe vjet kishim diferencë pikësh

10:04, 11/01/2021

Deklaratat e njëpasnjëshme të Nevil Dedes se po merr maksimumin te Tirana me çfarë ka gjetur dhe se me kontingjentin aktual është e pamundur të dalë kampion, kanë acaruar Emanuel Egbo.

Ish-trajneri i bardhebluve e cilëson justifikim të kotë atë të pasardhësit të tij, pasi kishte gjetur një skuadër kampione me elementë cilësore dhe sipas asaj që tha vetë Egbo në “Sport News Plus”, ai kishte qenë në të njëjtën situatë një vit më parë dhe kishte arritur të nxirrte ekipin kampion.

“Tirana edhe vjet vonë ishte, kishte diferencë të konsiderueshme pikësh, por arriti ta fitonte kampionatin. Tirana duhet të besojë deri në fund. Nëse luftojnë bashkë dhe të krijojnë harmoninë, çdo gjë është e mundur në futboll. Në qoftë se nuk kanë besim në vetvete, është e vështirë të bëjnë gol. Lojtarë ka, por varet si luajnë dhe si shkon ndeshja.

Tirana e ka kontingjentin për të dalë kampion, në qoftë se punohet dhe luftohet për të dalë kampion. Trajneri Dede po ul vlerat e lojtarëve që ka në ekip. Me atë ekip kemi shkuar në Kupat e Europës dhe e panë të gjithë çfarë bënë.

Kontingjent ka, asnjëherë nuk mund të thotë se Danso, Toshevski dhe Najdovski nuk janë lojtarë të mirë. Më thoni një lojtar të madh që ka Vllaznia? Duhet që t’u japin mundësinë dhe besimin që të shprehin veten.

Është çështja si punohet. I bie të dalësh kundër klubit, klubi e ka bërë merkaton. Deri sa ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës, duhet t’i pranojë të gjitha. Edhe unë kur e mora, vazhdova punova me lojtarët që kisha. Në fund të kampionatit ai ekip doli kampion. Në qoftë se punohet me sinqeritet dhe menaxhohet grupi mirë, ia dilet. Të njëjtën gjë po bën edhe Vllaznia tani.

Trajneri i Tiranës po del kundër klubit. Duhet marrë maksimumi i lojtarëve që ke”, tha Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco