Juventusi merr fitoren e 3-të radhazi, mposht Sassuolon

Juventusi merr fitoren e 3-të radhazi, mposht Sassuolon

23:09, 10/01/2021

Juventusi ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Sassuolos.

“Zonja e Vjetër” mposhti 3-1 Sassuolon në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli të ‘tund’ rrjetën kundërshtare, duke shkuar në pushime me rezultatin e bardhë 0-0.

Ishte Danilo pas një gjuajte të bukur që zhbllokoi shifrat (51′). Sassuolo pavarësisht që ishte me 10 lojtarë në fushë, ia doli të barazoi përmes Defrel (59′).

Por, avantazhin e bardhezinjve e riktheu Ramsey në minutën e 82-të, ndërsa fitoren e vulosi Cristiano Ronaldo në fundin e ndeshjes (90+2).

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e katër me 33 pikë, ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e shtatë me 29 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco