Tottenhami kualifikohet në raundin tjetër,  Mourinho i pamëshirshëm në FA Cup

Tottenhami kualifikohet në raundin tjetër, Mourinho i pamëshirshëm në FA Cup

20:54, 10/01/2021

Tottenhami nuk ka treguar aspak mëshirë në transfertë kundër Marines.

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj skuadrës modeste në FA Cup.

Carlos Vinicius pas asistimit të bukur të Allis zhbllokoi rezultatin (24′). I njëjti pas gjashtë minutave dyfishoi shifrat, kurse për golin e tretë u kujdes Lucas Moura (32′).

Por, nuk mbaroi me kaq, meqenëse Vinicius shënoi përsëri për të kompletuar het-trikun (37′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Gjatë pjesës së dytë, Mourinho iu besoi dy 16-vjeçarëve Devine dhe Tanganga që i futi në lojë menjëherë në fillim të 45-minutëshit të dytë.

Ky besim u shpërblye nga Devine që shënoi për rezultatin 0 – 5 duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Spurs.

Me këtë fitore, Tottenhami kualifikohet në 1/16 e finales së FA Cup.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco