Taulant Seferi flet si bardheblu: Kisha parakontratë me një klub zviceran, më bindi Osmani

Taulant Seferi flet si bardheblu: Kisha parakontratë me një klub zviceran, më bindi Osmani

19:24, 10/01/2021 Taulant Seferi u prezantua sot si futbollisti më i ri i Tiranës. Përpara mediave, ai tregoi prapaskenat e firmosjes me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

“ Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër dhe po rrija në shtëpi. Më mori drejtori Osmani në telefon dhe kisha një bisedë shumë të mirë. E njoh që më parë. Nesër morëm ofertën, hymë në negociata dhe çdo gjë shkoi mirë.

Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.

Disa ndeshje i kam parë. Futbolli këtu ka më nivel se Kosova dhe Maqedonia. Besoj se do të përshtatem shpejt. Shpresoj të fitojë një eksperiencë shumë të mirë me klubin në këto 6 muaj. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.

Nesër do dalë në stërvitje, të mendojmë për Kastriotin. Pastaj do të vijë dhe radha e Partizanit. Jam gjithmonë gati”, deklaroi Taulant Seferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco