Shënohen dy gola të shpejtë në Udineze - Napoli, gafë e pafalshme e Rrahmanit

Shënohen dy gola të shpejtë në Udineze - Napoli, gafë e pafalshme e Rrahmanit

15:34, 10/01/2021

Po luhet në këto momente ndeshja mes Udinezes dhe Napolit, e vlefshme për javën e 17-të në Serie-A.

Të parët shënuan napoletanët me anë të kapitenit, Lorenzo Insigne, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë (minuta, 14).

Por, vendasit do të gjenin golin e barazimit 13 minuta më vonë, me anë të Kevin Lasagnas. Ky i fundit përfitoi nga një gafë e mbrojtësi kosovar, Amir Rrahamni dhe pasi shmangu portierin dërgoi topin në rrjetë.

Kujtojmë që kjo sfidë është e para për Rrahmanin si titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco