Spektakël, gola dhe përmbysje për 1 pikë. Roma dhe Inter ndahen në 'paqe'

Spektakël, gola dhe përmbysje për 1 pikë. Roma dhe Inter ndahen në 'paqe'

14:39, 10/01/2021

Nuk ka fitues në sfidën Roma – Inter. Në “Olimpico” u zhvillua një ndeshje mjaft spektakolare, por që përfundoi në barazim 2-2.

Sfida nisi vrullshëm, me skuadër që krijuan disa raste për gol. Por, fillimisht ishin verdhekuqtë që kaluan në avantazh me anë të Lorenzo Pellegrinit, në minutën e 17- të takimit.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi mirë për ekipin e Interit.

Pas disa rasteve të humbura, klubi Lombard arriti të barazonte rezultatin, me anë të Milan Skrinar, në minutën e 56-të. Ndërsa 7 minuta më vonë ishte marokeni, Achraf Hakimi që shënoi golin e përmbysjes për Interin me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Mirëpo, romakët nuk u dorëzuan dhe 4 minuta para fundit të ndeshjes barazuan rezultatin, me anë të Gianluca Mancini-t. Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, 3 më pak se Milani kryesues dhe 3 më shumë se Roma e vendit të tretë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco