Pas paraqitjes fantastike ndaj Balikersirspor, vjen vlerësimi për Eduart Rrocën

Pas paraqitjes fantastike ndaj Balikersirspor, vjen vlerësimi për Eduart Rrocën

12:46, 10/01/2021

Eduart Rroca vijon të shkëlqejë me fanellën e Istanbulspor në ligën e parë turke.

Nuk mund të zhgënjente as në mesjavë, teksa zhvilloi një performancë fantastike duke dhënë dy asiste për skuadrën e tij, në fitoren 5-0 ndaj Balikersirspor.

Për këtë arsye, ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit ka marrë një tjetër vlerësim në Turqi.

Ai është zgjedhur në formacionin e javës, përkrahë lojtarëve të tjerë që gjithashtu shkëlqyen në fushë. Kujtojmë se përveç asistove, Rroca këtë sezon ka shënuar edhe 6 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco