Surpriza e Milanit: Ibra dhe Calhanoglu gati për ndeshjen ndaj Torinos

Surpriza e Milanit: Ibra dhe Calhanoglu gati për ndeshjen ndaj Torinos

13:48, 09/01/2021

Lajme të mira vijnë nga infermieria për Milanin. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli do të ketë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Torinos, sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe Hakan Calhanoglu.

Shtatlarti suedez është rikuperuar nga dëmtimi muskulor (22 nëntor në sfidën ndaj Napolit) dhe tashmë do jetë nën urdhrat e Piolit, ndërsa futbollisti turk ka lënë pas dëmtimin në kyçi e këmbës, në përballen ndaj Juventus. Sandro Tonali, i skualifikuar me 1 ndeshje, është grumbulluar për këtë sfidë.

Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tatarusanu.
Mbrojtësit: Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Hernandez, Kalulu, Kaer, Musacchio, Romagnoli.
Mesfushorët: Calhanoglu, Castillejo, Diaz, Frigerio, Hauge, Kessie, Tonali.
Sulmuesit: Colombo, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Olzer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco