Nuk ndjeu erën e tymit, sportistja me Covid shpëton për mrekulli pas zjarrit që i dogji shtëpinë

Nuk ndjeu erën e tymit, sportistja me Covid shpëton për mrekulli pas zjarrit që i dogji shtëpinë

22:48, 08/01/2021

Një gjimnaste olimpike ka arritur të shpëtojë mrekullisht, pasi banesa e saj mori flake. Daria Valeryevna Shkurikhina nuk arriti të kuptojë se shtëpia e saj po merrte flakë pasi ajo nuk e nuhaste tymin për shkak të koronavirusit.

30 vjeçarja humbi shtëpinë e saj në flakë më 7 janar, në Krishtlindjet Ortodokse Ruse, në qytetin e Nizhny Novgorod.

Mediat ruse raportojnë se në momentin që Daria kuptoi se kishte rënë zjarr, kishte vrapuar jashtë duke bërtitur për ndihmë.

Shkaqet e rënies së zjjarrit nuk janë konfirmuar, por Daria u tha autoriteteve se në atë kohë kishte një qiri të ndezur në dhomën e saj të gjumit për Krishtlindje.

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco