Shtohen rastet me COVID-19 te Juventusi, infektohet edhe De Ligt

Shtohen rastet me COVID-19 te Juventusi, infektohet edhe De Ligt

18:42, 08/01/2021

Lajm tjetër i keq për Juventusin. Pas pozitivitetit të Alex Sandro dhe Juan Cuadrado, tani është infektuar me koronavirus dhe Matijs De Ligt.

Mbrojtësi holandez pas kontrolleve të kryera të tamponit ka rezultuar pozitiv dhe ai menjëherë është vetë-izoluar në banesën e tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

“Klubi i Juventusit komunikon se në kontrollet e kryera të tamponit, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të lojtarit, Matijs De Ligt. Futbollisti është vetë-izoluar”, përfundon komunikatën Juventusi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco