Zidane flet për situatën e Sergio Ramos

Zidane flet për situatën e Sergio Ramos

18:05, 08/01/2021

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për situatën e mbrojtësit, Sergio Ramos, kontrata e të cilit skadon në qershor 2021.

Klubet evropiane janë vënë në lëvizje pasi u tha se kapiteni i “Los Blancos” ka refuzuar ofertën që i është bërë dhe kërkon të largohet nga klubi, skuadra si PSG Manchester City, Manchester United, Juventus ishin disa nga klubet të cilat u tha se janë në garë për nënshkrimin e spanjollit.

Por, sipas “El Chiringuito”, Zidane ka hedhur poshtë një transferim të mbrojtësit larg “Santiago Bernabeu”, të paktën për momentin. Strategu francez tha se Ramos për momentin është në Madrid dhe kjo është e rëndësishme.

“E rëndësishme është që ai është këtu, do të shohim çfarë do të ndodhë. Unë nuk e dua Sergion nw skuadër, por në futboll, gjithçka është e mundur. Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet”, përfundoi Zinedine Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco