Hebaj flet para ndeshjes me Vllazninë: Sfidë e veçantë, nuk festoj nëse shënoj

Hebaj flet para ndeshjes me Vllazninë: Sfidë e veçantë, nuk festoj nëse shënoj

17:34, 08/01/2021

Rubin Hebaj është një nga “ish”-ët e shumtë të sfidës së sotme mes Vllaznisë dhe Teutës, pasi vesh fanellën e bregdetarëve, por është rritur dhe ka debutuar në futbollit profesionist pikërisht me kuqeblutë e qytetit të tij.

Në prag të ndeshjes Hebaj dha një intervistë për “Super Sport”, ku foli për ndjesitë që i shkakton një përballje e tillë, por edhe për zërat e merkatos që flasin për një transferim jashtë Shqipërisë.

Ditën e fundit është folur shumë për një transferim tuajin jashtë Shqipërisë gjatë merkatos së janarit…

Jam pjesë e Teutës dhe për sa kohë që jam këtu, do të bëj më të mirën, sa herë që të zbres në fushë. Nuk e di çfarë rezervon e ardhmja, por dua të bëj më të mirën për fanellën e Teutës.

Sa e veçantë është kjo ndeshje për ju?

Unë e kam provuar edhe sezonin e kaluar të luaj kundër Vllaznisë dhe është një ndeshje e veçantë, por për fat të mirë nuk kanë qenë tifozët dhe nuk e kam ndjerë shumë presionin. Sot nuk do ta nis nga fillimi, por nëse do të më kërkohet të luaj, do të mundohem të bëj më të mirën për Teutën.

A do të festoni nëse shënoni?

Kur shënon, është e vështirë të kontrollosh veten, por do mundohem të mos festoj, për të respektuar klubin ku jam rritur.

Ka pasur pritshmëri të shumta për ju, por deri tani nuk i keni përmbushur. Çfarë ka ndikuar?

Ka pasur shumë faktorë, qoftë ngutja për të luajtur jashtë, qoftë fati i keq me dëmtimet, por mbi të gjitha është për fajin tim. Gjithsesi do të vijoj të punoj shumë dhe të luaj për të ecur sa më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco