Luhet sfida e parë e vitit në Superiore/ Vllaznia-Teuta, formacionet zyrtare

Luhet sfida e parë e vitit në Superiore/ Vllaznia-Teuta, formacionet zyrtare

17:20, 08/01/2021

Do të startojë në orën 18:00 supersfida e javës së 13-të të Kategorisë Superiore, mes Vllaznisë dhe Teutës.

Shkodranët e Brdariç kryesojnë kampionatin në këto 12 javë, ndërkohë që durrsakët e Edi Martinit, renditen në vendin e dytë.

Janë zbuluar së fundmi edhe formacionet zyrtare se si do të zbresin skuadrat në fushë.

Shkodranët nuk kanë ndryshuar asgjë nga sfida e fundit.

Ndërkohë nga ana tjetër Teuta ka qenë e detyruar të bëjë një ndryshim.

Todorovksi është i pezulluar për arsye kartonësh dhe në vend të tij trajneri Martini ka zgjedhur Denis Pjeshkën.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver

Trajner: Thomas Brdariç

Teuta: Frashëri, Pjeshka, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Trajner: Edi Martini

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco