‘Suning’ vendos çmimin e shitjes, ja kush kërkon ta blejë Interin

‘Suning’ vendos çmimin e shitjes, ja kush kërkon ta blejë Interin

17:05, 08/01/2021

Një kompani mediatike për të rregulluar bilancet. Është kjo ideja që qarkullon së fundi në Milano, me “BC Partners” që kërkon të blejë aksionet e klubit të Interit.

Ka patur të tjera kontakte mes familjes Zhang që ka në pronësi Interit dhe Fondit Europian, i cili e vlerëson klubin zikaltër 400 deri në 500 milion euro, shifër kjo shumë e ulët në krahasim me 950 milion euro që kërkojnë pronarët aziatikë.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, çështja e blerjes së Interit po ndiqet nga njeriu kryesor që përgjigjet për investimet te BC Partners, greku Nikos Statopulos.

Javët e ardhshme mund të sjellin skenarë dhe akorde të reja. Për momentin bisedimet nuk mund të konsiderohen as në fazë fillestare.

Suning që zotëron 70% të aksioneve ka në dorë fatin e klubit italian, e ardhmja e të cilit nuk duket edhe aq e sigurt nga zhvillimet e fundit.

Pak ditë më parë, po mediat italiane, zbuluan se Inter është lënë kolateral te kompania e njohur tregtare që operon online “Alibaba”, në rast se pronarët aziatikë një ditë do t’i detyrohen numrit një të kompanisë, Xhek Ma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco