Të hënën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Të hënën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

16:16, 08/01/2021

Shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës do të tërhiqet të hënën (më 11 janar) në orën 13:00. Për shkak të punimeve në selinë e FFK-së, tërheqja e shortit do të bëhet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”. 

Në këtë fazë të garave marrin pjesë këto skuadra: Arbëria, Trepça’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku. Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 10 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco