ZYRTARE/ Maicon rikthehet në Itali, 39-vjeçari sot na befason dhe firmos me...

ZYRTARE/ Maicon rikthehet në Itali, 39-vjeçari sot na befason dhe firmos me...

13:07, 08/01/2021

Douglas Maicon dikur ishte një ndër mbrojtësit anësor më të mirë në botë.

Ish-ylli i Monacos, Interit, Manchester Cityt, Romës dhe disa skuadrave braziliane ka vendosur të rikthehet në Europë.

Maicon na ka shtangur të gjithë pasi në moshën 39-vjeçare ka nënshkruar me skuadrën e ligës së katërt italiane, Sona. Skuadra e Serie D është një skuadër e vogël në zonën e Veronës, ndërsa qyteti Sona ka vetëm 18 mijë banorë. Këtë mëngjes mbrojtësi ka zbarkuar në aeroportin Fiumicinos.

“Jam i lumtur që po kthehem në Itali. Jam i gatshëm për një aventurë të suksesshme këtu” ka thënë Maicon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco