ZYRTARE: Zymer Bytyqi nënshkruan me klubin turk

ZYRTARE: Zymer Bytyqi nënshkruan me klubin turk

11:32, 08/01/2021

Ditën e sotme, klubi turk i Konyasporit konfirmoi zyrtarisht nënshkrimin me Zymer Bytyqin.

Futbollisti i Kosovës, ka firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë, ndërsa gjatë fjalës së tij ai tha se ndihet i lumtur dhe mezi pret që të aktivizohet.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu”, ka thënë fillimisht Bytyqi.

“Unë kam ardhur në një klub shumë të madh me tifozë të mrekullueshëm. Dua të bëj më të mirën time dhe të kontribuoj për sukseset e klubit.

“Ne do të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të jemi aty ku e meritojmë në kampionat”, përfundoi mesfushori i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco