Kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua ka deklaruar se brenda 5 vitesh do të tërhiqet nga ky sport.
Këtë vit boksieri i njohur pritet të duelojë dy herë ndaj patriotit të tij Tyson Fury, që mban titullin e kategorisë ËBC në peshën e rëndë.
“Jam 31 vjeç dhe natyrisht që karriera ime është drejt fundit. Unë gjithnjë e planifikoj të ardhmen time dhe shoh se po shkoj drejt fundit të saj.
“Mendoj se karriera ime do të zgjasë sa një cikël olimpik, pra 4-5 vjet. Kur të zhvillohet Olimpiada e ardhshme (Paris 2024) atëherë do të vijë edhe fundi i karrierës time”, tha Joshua.
Aktualisht 31 vjeç, Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: