Vila flet para ndeshjes me Vllazninë: Do jetë ndeshje e luftuar, por ne duam rezultat pozitiv

Vila flet para ndeshjes me Vllazninë: Do jetë ndeshje e luftuar, por ne duam rezultat pozitiv

21:18, 07/01/2021

Teuta do të udhëtojë nesër drejt Shkodrës me qëllimin e vetëm për të dhënë maksimumin dhe për të dalë me një rezultat pozitiv nga ndeshja me Vllazninë.

Kështu, ka deklaruar futbollisti i durrsakëve, Emiljano Vila në një prononcim për “Ora News”, ku thekson se përballja e nesërme do të jetë mjaft e luftuar.

“Jemi përgatitur maksimalisht. Besoj do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ne shkojmë në Shkodër për një rezultat pozitiv. Ndeshjet e fundit kemi zhvilluar lojëra të mira dhe në Shkodër do shkojmë me të njëjtin synim.”

“Vllaznia është ekip shumë i fortë dhe është me meritë atje ku është. Martini është shkodran por ne jemi profesionistë. Ai është trajneri i ekipit të Teutës dhe do të japë maksimumin atje ku është.”

“Të gjithë ëndërrojmë titullin kampion por jemi akoma shumë herët. Kështu që edhe ndeshja nesër nuk do të ndajë shumë gjëra. Ndeshje e rradhës. Një ndeshje që luan vendi i parë me vendin e dytë. Një ndeshje e luftuar dhe e bukur besoj”, – u shpreh Emiliano Vila në prag të ndeshjes delikate me shkodranët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco