Mbreti Messi dhe trashëgimtari i tij Pedri

Mbreti Messi dhe trashëgimtari i tij Pedri

17:09, 07/01/2021

Lionel Messi duket se e ka gjetur partnerin ideal. Bëhet fjalë për talentin spanjoll, Pedri Gonzales që po tregon cilësitë e tij nga ndeshja në ndeshje me fanellën e klubit të Barcelonës. Mbrëmjen e djeshme, Barça mundi Athletic Bilbaon në San Mames me rezultatin 2-3 me dy gola të Messit dhe një gol dhe një asist të Pedrit.

 

 

Me këto dy gola, Messi u ngjit  në kuotën e 9 realizimeve, duke arritur golashënuesit më të mirë në La Liga: Luis Suarez, Iago Aspas dhe Gerard Moreno. Ndërsa, Pedri u bë lojtari më i ri që shënon dhe asiston në një ndeshje të LaLiga-s.

Pavarësisht nga statistikat, loja la një shije mjaft të mirë, me Messin dhe Pedrin që formojnë partneritetin ideal në ekipin e Ronald Koeman.

 

 

Në mendjen e disa katalanasve, ideja ka filluar të marrë formë që nëse Messi qëndron te Barça sezonin e ardhshëm, do të kthehet të shijojë futbollin me Pedrin.

Imazhi më i qartë i kësaj është kënaqësia e golit të dytë të Barça-s, me Pedrin që asiston për argjentinasin me finte. "Është një lojë super e shpejtë, me Leo-n që vjen nga pas jush dhe të ju flet. Unë nuk e shoh, por kur e dëgjoj e di se ai është pas meje, " shpjegoi talenti 18 vjeçar.

 

 

Pedri gjithashtu theksoi pas ndeshjes se "ne do të vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë". Barça tani është e treta në renditje, me gjashtë pikë nga Atletico Madrid, e cila ka dy ndeshje më pak, dhe pesë pikë nga Real Madrid me të njëjtat numër ndeshjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco