Martini: Jam i emocionuar, Teuta luan për fitore kundër Vllaznisë

Martini: Jam i emocionuar, Teuta luan për fitore kundër Vllaznisë

15:36, 07/01/2021

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për duelin ndaj kryesuesve të Vllaznisë.

Gjatë një interviste për mediat, Martini theksoi se skuadra e tij futet në fushë vetëm për fitore, pavarësisht se përballë janë kryesuesit e shkodrës.

Dueli mes Vllaznisë dhe Teutës do të luhet ditën e premte, ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Është e disata herë që përballem me Vllazninë si trajner i një ekipi tjetër. Këtë radhë emocionet janë edhe më të forta, sepse po luajmë ndaj një Vllaznie që kryeson klasifikimin që nga java e parë dhe normalisht është një ndeshje shumë e vështirë. Prandaj emocionet janë edhe më të mëdha.

E kam theksuar edhe më parë, ne hyjmë në fushë për të fituar, cilido qoftë kundërshtari. Normalisht, kemi vështirësi. E njohim mjaft mirë ekipin kundërshtar, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tij, gjithsesi fusha tregon gjithçka.

Kam thënë se Teuta është e kompletuar. E kemi mbyllur vitin e shkuar me një fitore direkte ndaj Kukësit, nuk kemi problematika të mëdha. Merkatoja? Të them të drejtën nuk e kam mendjen aty, jemi të fokusuar te ndeshjet dhe nuk kemi shumë kohë të pushojmë.

Do të ketë ndonjë afrim, por nuk kemi ndonjë pikë të dobët, të cilën duhet me patjetër ta përmirësojmë. Unë i përgëzoj të gjithë te Vllaznia, kanë bërë një punë shumë të mirë, që nuk është pritur. Vllaznia ka luajtur mirë, ka bërë ndeshje të mira. Ne hyjmë për ta fituar ndeshjen.

Na mjafton fitorja, nuk e kam mendjen me sa gola. E kam ditur edhe më parë se qendërsulmuesit tanë do të liroheshin, sepse ndodhin situata të tilla, pavarësisht se na zgjati pak më shumë seç duhet. Kam besimin e plotë se lojtarët që kam në dispozicion janë të aftë ta gjejnë veten edhe në momente të vështira. Hebaj ka kërkuar largimin? Janë punë të klubit dhe presidencës, ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, që është tepër e rëndësishme. Për të tjerat flasim më vonë”, u shpreh Martini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco