Flick: Bayern nuk do të transferojë lojtarë gjatë merkatos së janarit!

Flick: Bayern nuk do të transferojë lojtarë gjatë merkatos së janarit!

15:07, 07/01/2021

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimeve në organikën e skuadrës së tij gjatë merkatos së janarit.

Bavarezët janë duke kaluar në një periudhë të shkëlqyer duke u pozicionuar në vendin e parë në Bundesliga, ndërsa nuk do të ketë asnjë largim apo afrim të ri në merkato.

“Unë nuk jam ai lloj i trajnerit që dëshiron lojtarë të rinj në skuadër. Me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të jemi deri në fund të sezonit bashkë”, u shpreh ai.

Pas 14 ndeshjeve, Bavarezët kanë grumbulluar 33 pikë dhe tani po mendojnë vetëm për ndeshjen e ardhshme kundër Monchengladbach.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco