Blerje e dështuar e Realit/ Hazard flet për të ardhmen e tij

Blerje e dështuar e Realit/ Hazard flet për të ardhmen e tij

13:32, 07/01/2021

Eden Hazard konsiderohet një ndër blerjet e dështuara të Zinedine Zidanes.

Sulmuesi belg njihet për lëvizjet e tij me top dhe driblimet e jashtëzakonshme, por një gjë të tillë nuk po e tregon te Real Madrid. Problemet me lëndime po e shoqërojnë Hazardin te Los Blancos ku këtë sezon ai ka shënuar vetëm një gol.

“Unë kam kontratë edhe për 3 vite të tjera me Realin dhe mendoj shpesh herë për të ardhmen. Do ta shohim nëse do të vazhdoj të qëndroj këtu. Nëse vazhdoj kam lëndime të njëpasnjëshme, nuk do t’ia dal të luaj futboll kur të mbush 35 vjeç”, tha ai.

Hazard gjithashtu tregoi se nuk është fans i madh i VAR-it. “Unë do ta hiqja VAR-in nëse do të kisha mundësi. Ai largon shumë emocione nga futbolli, ne së pari shënojmë dhe pastaj duhet të presim për të festuar apo jo”, u shpreh 30 vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco