ZYRTARE/ Partizani ndërpret kontratën me futbollistin e talentuar

ZYRTARE/ Partizani ndërpret kontratën me futbollistin e talentuar

12:24, 07/01/2021

Partizani ka ndërprerë kontratën me mesfushorin 20-vjeçar, Besnik Feratin.

Ky vendim ka marrë pëlqimin e dy palëve dhe tashmë futbollisti do të jetë i lirë për të nënshkruar me klubin e ri.

Njoftimi zyrtar i Partizanit:

Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besnik Feratin. Mesfushori 20 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Ferati ishte pjesë e skuadrës nga gushti i vitit 2018. Klubi falenderon Besnik Feratin për kontributin e dhënë me fanelen e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco