Andrea Pirlo flet pas fitores së bujshme ndaj Milanit

Andrea Pirlo flet pas fitores së bujshme ndaj Milanit

09:30, 07/01/2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është i kënaqur pas fitores 3-1 ndaj Milanit në “San Siro”.

Pirlo theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren ndërsa ky duel është shumë e rëndësishëm për fatet e titullit kampion në Itali.

“Ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, pashë shpirtin e një skuadre që dëshiroi të udhëheqë dhe të fitojë në fushën e ekipit të parë në renditje. Ne kemi qenë të vëmendshëm dhe të përqendruar, do ta shohim pas disa muajsh ku do të jemi në renditje” – thotë fillimisht trajneri i Juventusit për Sky Sport.

Pirlo pastaj vlerëson performancën e Chiesa: “Federicon e blemë për të bërë ndryshimin në 30 metrat e fundit, djathtas ose majtas”.

Por mesfushorët gjithashtu bënë pjesën e tyre: “Rabiot ishte i freskët, kur është në këto kushte ai mund të bëjë mirë. Ndërrimi i Bentancur sepse mund të dilte me të kuq? E hoqa sepse ishte i lodhur…”.

Rezultati ishte i favorshëm për Juve, por Pirlo nuk i pëlqeu arbitrimi i Irratit te goli i Calabria: “Faulli i Calhanoglu ndaj Rabiot duhej të fishkëllehej, por është e vërtetë që nuk ishim pozicionuar mirë”.

Duke mbyllur, disa fjalë edhe për Dybala, që ishte vendimtar me pasime te golat. “Ai nuk është akoma shumë mirë, ne kishim nevojë që ai të kthehej në formë. Ne nuk e kemi parë atë ende plotësisht. Unë nuk do të them asgjë për rinovimin e tij, nuk varet nga unë. Nuk e di nëse është titullar, pasi kemi shumë titullarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco