Pioli: Juventusi e meritoi fitoren, Milani pretendent për titullin në Serie A

Pioli: Juventusi e meritoi fitoren, Milani pretendent për titullin në Serie A

09:12, 07/01/2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli këmbëngul se skuadra e tij e ka dëshmuar se është pretendente kryesore për titullin kampion në Serie A.

Milanit iu ndërpre ecuria prej 27 ndeshje pa humbje pasi Juventusi i shkaktoi disfatën e parë kuqezinjve që prej 8 marsit 2020.

“Ne duhet t’ia heqim kapelën kundërshtarit tonë. Juventusi e meritoi fitoren”, tha Pioli.

“Ne e bëmë atë që duhej ta bënim, krijuam shanse dhe pashmangshëm e lejuam kundërshtarin të krijonte. Pasi e gjetëm vetëm në disavantazh për herë të dytë, ishte e vështirë të ktheheshim në lojë”, shtoi ai.

Milanit i munguan Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Sandro Tonali, Alexis Saelemaekers dhe Matteo Gabbia shkaku i dëmtimeve, si dhe Ante Rebic e Rade Krunic shkaku i infektimit me COVID-19.

I pyetur nga analisti i Sky Sports, Fabio Cabello, nëse Milani është pretendent për titull, Pioli tha: “Edhe unë jam i bindur se duhet të jemi ambicioz. Duhet të largohemi sonte duke besuar se mund të luftojmë deri në fund”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco