VIDEO/ Chiesa ndal ‘Djallin’, Juventus mposht Milanin dhe rihap kampionatin

VIDEO/ Chiesa ndal ‘Djallin’, Juventus mposht Milanin dhe rihap kampionatin

22:53, 06/01/2021

Juventus i shkakton humbjen e parë pas 10 muajsh Milanit në kampionat. Bardheiznjtë triumfuan me rezultatin 3-1 në superfidën ndaj kuqeiznjëve, e vlefshme për javën e 16-të në Serie-A.

Ndeshja nisi mirë për bardhezinjtë që shënuan pas 18 minutash lojë, me anë të Federico Chiesa-s.  Pas një kombinimi me Paulo Dybala-n, sulmuesi italian gjuajti tokazi në cepin e portës, duke mposhtur portierin Donarumma.

Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 41-të arritën të barazonin rezultatin. Një kundërsulm “vrastar” dhe ishte Calabria që me një goditje fantastike nga brenda zonës e dërgon topin në rrjetë, ku Szczesny nuk mund të bënte asgjë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi vrrullshëm me torinezët që kërkonin golin e fitores.

Pas disa aksioneve, ishte sërish dyshja Dybala –  Chiesa që falë bashkëpunimit gjetën rrugën e rrjetës për bardhezinjtë. Në minutën e 62' Futbollisti argjentinas asistoi për  sulmuesin italian që me një goditje nga kufijtë e 16-metrave mposhti sërisht portierin Donarumma.

Golin që hipotekoi fitoren e Juventusit e realizoi mesfushori Weston Mckennie që u fut në fushën e lojës së zëvendësues. Amerikani përfitoi nga asisti i Kulusevskit dhe finalizoi pranë Donnarumma (minuta 76).

Me këtë triumf Juventus u ngjit në kuotën e 30 pikëve (vendi i 4), ndërsa Milani mban sërish vendin e parë me 7 pikë më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco