Manchester City triumfon ndaj United dhe kualifikohet në finale

Manchester City triumfon ndaj United dhe kualifikohet në finale

23:05, 06/01/2021

Pas kualifikimit të Tottenham në finale falë suksesit kundër Brentford (2-0), Manchester United dhe Manchester City u përballën mes tyre këtë të mërkurë në Old Trafford në gjysmëfinalen e dytë të Kupës EFL.

E gjitha ndodhi në pjesën e dytë të kësaj sfide. Pas golit të avantazhit të shënuar nga Stones për City-n (50, 0-1), Djajtë e Kuq u përpoqën të shënonin golin e barazimit por nuk mundën. Fernandinho dyfishoi rezultatin për Man City-n (83, 0-2), të cilët fituan dhe siguruan biletën për finale, kundër Tottenham.

Shihemi më 25 Prill në Wembley!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco