Spezia 'nderon' Ismajlin, mposht Napolin me 10 lojtarë

Spezia 'nderon' Ismajlin, mposht Napolin me 10 lojtarë

20:12, 06/01/2021

E pabesueshme ajo çfarë ndodh me Napolin e Gattusos. Të kaltrit humbën mundësinë ideale për t’u afruar me kreun e renditjes pasi u mposhtën nga Spezia me 10 lojtarë brenda në stadiumin Diego Armando Maradona. Napoli që vazhdon të jetë i privuar nga Mertens e Osimhen shpërdoroi një mori rastesh për shënim në sfidën ndaj Spezias dhe në fund doli pa pikë teksa u mposht me shifrat 1-2. Pas një pjese të parë të dominuar nga skuadra e Gattusos që nuk prodhoi gola, Napoli gjeti epërsinë me Petagnan në minutën e 58-të, vetëm 5 minuta pasi kishte hyrë në fushë. Atëherë kur gjithçka u duk se do të ishte më e lehtë për Napolin Spezia fitoi një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol sulmuesi kryesor Nzola.

 

Kartoni i dytë i verdhë i marrë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardjan Ismajli në minutën e 77-të që deri në ato momente kishte bërë një ndeshje shumë të mirë, u duk sikur ia lehtësoi gjërat Napolit, por pas një kundërsulmi në minutën e 82-të Spezia gjeti edhe golin e fitores me mesfushorin e talentuar Pobega i cili shtyu drejt rrjetës topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së Nzola. Deri në fund Napoli pati një mal me raste për të mos dalë pa pikë por i gaboi të gjitha duke mos përfituar dot nga hapi fals i Interit dhe nga përballja direkte mes Milanit dhe Juves.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco