Partizani arrin marrëveshjen me kapitenin e klubit të Superligës

Partizani arrin marrëveshjen me kapitenin e klubit të Superligës

20:01, 06/01/2021

Valentino Murataj mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Partizanit.

Mungon zyrtarizimi, por marrëveshja mes Partizanit dhe Bylisit për kalimin e kapitenit të ballshiotëve në kryeqytet është arritur.

Me shumë gjasa mesfushori 24-vjeçar do të dalë në stërvitje me Partizanin duke filluar që nga dita e enjte, ndërsa pritet të zyrtarizohet edhe kontrata e Muratajt me të kuqtë.

Partizani do të derdhë një shumë të majme në arkat e Bylisit për Muratajn, ndërkohë që trajneri Ilir Daja nga ballshiotët pëlqen edhe Donald Mëllugjën, për të cilin drejtori Olsi Rama do ta bëjë një tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco