E ardhmja e Wijnaldum në pikëpyetje, ngec rinovimi me Liverpool

E ardhmja e Wijnaldum në pikëpyetje, ngec rinovimi me Liverpool

16:47, 06/01/2021

E ardhmja e Georgino Wijnaldum vazhdon të jetë në pikëpyetje. Liverpool i ka ofruar sërish rinovimin mesfushorit holandez por 30-vjeçari ka refuzuar.

Gjatë kësaj periudhe mesfushori është cilësuar si një objektiv i Barcelonës dhe trajnerit aktual Ronald Koeman dhe Liverpool ka nxituar ta bindë.

Gjithsesi për momentin ka një ngërç. Sky Sports News raporton se 30-vjeçari tashmë e ka një propozim zyrtar në tavolinë, por marrëveshja e ofruar nuk i pëlqen.

Wijnaldum dëshiron të përfitojë sa lojtarët më të paguar të skuadrës dhe kështu Liverpool duhet të mendojë për një ofertë tjetër. Përveç Barcelonës interes për Wijnaldum ka shfaqur edhe Interi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco