Problemet nuk kanë fund për Milanin, dy futbollistë pozitiv me Covid-19

Problemet nuk kanë fund për Milanin, dy futbollistë pozitiv me Covid-19

13:43, 06/01/2021

Milani merr lajmin e keq në prag të super duelit që zhvillohet sot në mbrëmje kundër Juventusit.

Dy futbollistë të klubit kuqezi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.

Bëhet fjalë për sulmuesin kroat Ante Rebiç dhe mesfushorin boshnjak Rade Kruniç, të cilët rezultuan pozitivë në tamponët e kryer mbrëmjen e djeshme dhe janë vendosur menjëherë në izolim.

Të dy futbollistët pritej të luanin titullarë mbrëmjen e sotme, por do t’i shtohen listës së mungesave, ku bëjnë pjesë edhe emra si Zlatan Ibrahimoviç, Ismael Bennacer, Sandro Tonali e Matteo Gabbia.

Me tre mungesa të rëndësishme vjen në këtë takim edhe Juventusi, pasi Alex Sandro dhe Juan Cuadrado janë prekur nga koronavirusi, ndërsa Alvaro Morata është i dëmtuar dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Milanos.

Përballja mes Milanit dhe Juventusit zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “San Siro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco