Serie A/ Sot zhvillohet super ndeshja mes Milanit dhe Juventusit

Serie A/ Sot zhvillohet super ndeshja mes Milanit dhe Juventusit

08:49, 06/01/2021

Sot në orën 20:45 do të luhet super ndeshja mes Milanit dhe Juventusit e vlefshme për Serie A.

Sfida që do të zhvillohet në “San Siro” do të ketë mungesa të rëndësishme nga të dy kampet. “Zonja e Vjetër” nuk e ka në dispozicion Alex Sandron dhe Alvaro Moratan. Braziliani, i cili luajti në fitoren ndaj Udineses, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjet e të së shtunës dhe nuk luajti të dielën.

Ndërsa në krahun tjetër, Milani do të vuajë mungesat e Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennaceri, Matteo Gabbia e Alexis Saelemaekersi të cilët janë stërvitur veçuar nga skuadra.

Sandro Tonali është i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Beneventos, ndërsa Juves i janë kthyer nga pezullimi Juan Cuadrado dhe Adrien Rabioti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco