COVID-19/ Rrezikohet Milan-Juventus, bardhezinjve mund t’u ndalohet udhëtimi

COVID-19/ Rrezikohet Milan-Juventus, bardhezinjve mund t’u ndalohet udhëtimi

22:47, 05/01/2021

Supersfida e nesërme e futbollit italian, Milan-Juventus, rrezikon të mos zhvillohet.

Rezultimi pozitiv me “COVID” i futbollistëve bardhezi, Juan Cuadrado dhe Alex Sandro, ka alarmuar Bashkinë e Torinos, e cila është vënë në dijeni nga klubi kampion i Italisë.

Departamenti i Shëndetit të Torinos bëri me dije sot se nëse do të shihet e arsyeshme, skuadrës së Juventusit do t’i ndalohet të udhëtojë drejt Milanos.

“Juventusi na vuri në dijeni për infektimin e dy futbollistëve. Për njërin prej tyre, ka një raport të ditës së hënë dhe e dyta në datën 5 janar. Në këtë moment, nuk kemi asnjë element për të thënë se ekziston një përhapje e virusit në skuadër, sepse e dimë se si ka ndodhur infektimi i dy lojtarëve dhe të tjerët kanë dalë negativ.

Nëse sot do të kishte raste të reja dhe do të kishte prova të një përhapjeje të pakontrolluar brenda ekipit, do të krijonte një problem të madh për sigurinë e skuadrës. Është e qartë që Departamenti Shëndetësor do të detyrohej të ndërhynte duke izoluar secilin person dhe të bllokonte udhëtimin e Juventusit në Milano”, u shpreh doktori Roberto Testi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco