Messi te PSG-ja? Pochettino ‘driblon’ me përgjigjen

Messi te PSG-ja? Pochettino ‘driblon’ me përgjigjen

19:47, 05/01/2021

Pas më tepër se një viti pushim, që kur u shkarkua nga klubi i Tottenham, trajneri argjentinas Maurizio Pochettino nisi punë më 2 janar të këtij viti në skuadrën e Paris Saint Germain, ndërsa sot bëri edhe prezantimin zyrtar në klubin francez.

Që në fillim të intervistës, argjentinasi u pyet për zërat e merkatos, që flasin për një transferim të mundshëm të Lionel Messit te PSG-ja, aty ku do të gjente edhe mikun e tij më të mirë, brazilianin Neymar, por Pochettino dribloi me stil.

“Babagjyshi i vitit të ri u tregua shumë i mirë me mua dhe më solli pankinën e PSG-së, një skuadër e mbushur me shumë yje dhe futbollistë të nivelit të lartë, ndaj besoj se nuk ka më dhurata të tjera për mua”, tha Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco