Ramos nuk ka rinovuar ende me Real Madrid, zbulohet arsyeja kryesore

Ramos nuk ka rinovuar ende me Real Madrid, zbulohet arsyeja kryesore

18:57, 05/01/2021

Ditët e fundit, lajmet në lidhje me kontratën e Sergio Ramos dhe largimin e tij të mundshëm nga klubi i Real Madrid, kanë pushtuar mediat.

Kontrata e kapitenit të skuadrës madrilene skadon verën e ardhshme, dhe drejtuesit e klubit po mundohen ta bindin lojtarin të qëndroj dhe rinovojë kontratën e tij.

Ramos thuhet se nuk është i kënaqur me kushtet që Madridi i ka ofruar për të nënshkruar. Raportimet e fundit bëjnë me dije se Ramos mund të jetë pranë largimit nga Los Blancos.

Paga e tij është tepër e lartë dhe Reali mendon se duhet ulur pasi edhe vlera e tij në merkato nuk është e njëjtë. Ky muaj do të jetë vendimtar për të ardhmen e Ramosit, në qoftë se do të qëndrojë apo do të largohet nga klubi të cilit i dha gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco