Szoboszlai tregon pse zgjodhi t'i bashkohej Leipzig

Szoboszlai tregon pse zgjodhi t'i bashkohej Leipzig

18:25, 05/01/2021

Dominik Szoboszlai ishte një nga emrat më të përfolur në merkato. Për talentin hungarez interesoheshin shumë klube të njohura  europiane si Arsenal, Milan, PSG apo Real Madrid, por në fund ai vendosi t’i bashkohej klubit të Leipzig.

Së fundmi Szoboszlai ka folur për mediat, ku ka treguar se përse zgjodhi të firmoste me klubin gjerman: Jam me fat, shumë skuadra ishin të interesuara dhe unë kisha mundësinë të zgjidhja. Mora vendimin më të mirë për të ardhmen time.

Më bindën trajneri dhe drejtori sportiv i Leipzig. Te Salzburg stili i lojës ishte i ngjashëm, prandaj shpresoj që nuk duhet shumë kohë për t’u integruar dhe për të luajtur. Unë do të jap gjithçka që të  luaj që nga minuta e parë. Mund të luaj si mesfushor, mesfushor sulmues apo sulmues. Qëllimi është të kualifikohem në Champions League. Puskas më nderon, si fëmijë ai ishte modeli im. Por unë dua të jem vetëm Dominik Szoboszlai për fëmijët hungarezë, jo Puskas i ri ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco