Një tjetër futbollist i Juventusit me COVID-19 para sfidës me Milanin

Një tjetër futbollist i Juventusit me COVID-19 para sfidës me Milanin

17:16, 05/01/2021

Te Juventusi shtohen problemet nga COVID-19, ku pas Alex Sandros edhe Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv.

Përmes një komunikate për shtyp, Juventusi njofton: “Gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka dalë pozitiv me COVID-19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është simptomatik”.

Juventusi do të përballet nesër me Milanin në “San Siro” në kuadër të javës së 16-të të Serie A, ku trajneri Andrea Pirlo do të ketë mungesat e sigurta të Alex Sandro dhe Cuadrado.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco