Bllokimi i merkatos, reagon klubi i Tiranës: Nuk bëhet fjalë për asnjë borxh, por...

Bllokimi i merkatos, reagon klubi i Tiranës: Nuk bëhet fjalë për asnjë borxh, por...

17:31, 05/01/2021

Pak orë më parë u publikua lajmi se FIFA i kishte bllokuar merkaton klubit të Tiranës, për shkak të detyrimeve financiare që i kishte futbollistit afrikan, Moktar Cise.

Së fundmi ka reaguar edhe klubi kryeqytetas ku u shpreh se nuk bëhej fjalë për një borxh të prapambetur, por për një çështje ku ata ishin palë e tretë.

“Klubi I Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një cështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë I ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje.  Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit”, thuhej në deklaratën e klubit të Tiranës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco