Juventus i varur nga Ronaldo? Pirlo nuk shqetësohet: Nëse e ke një të tillë, është normale

Juventus i varur nga Ronaldo? Pirlo nuk shqetësohet: Nëse e ke një të tillë, është normale

16:52, 05/01/2021

A është Juventusi i varur nga Cristiano Ronaldo? Në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit, Andrea Pirlo iu përgjigj kësaj pyetje: “Ne po përpiqemi të shfrytëzojmë karakteristikat e tij, të jetë vendimtar në metrat e fundit. Po aq vendimtar sa ishte në Madrid, në Manchester, në ekipin kombëtar.

Kur ke një kampion të tillë, është e natyrshme që të jetë vendimtar dhe ju të jeni të varur prej tij. Jemi me fat që e kemi”, u shpreh Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco