Interi merr lajmin e mire/ Lukaku nuk është i dëmtuar

Interi merr lajmin e mire/ Lukaku nuk është i dëmtuar

15:16, 05/01/2021

Testet mjekësore kanë zbuluar se sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku nuk vuan nga asnjë lëndim.

Pavarësisht kësaj,  trajneri Antonio Conte pritet që ta lejë pushim në sfidën e së mërkurës kundër Sampdorias.

Rezultati i testeve të tij tregon se 27-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz. Lukaku u detyrua ta braktisë fushën në San Siro rreth një çerek lojë para fundit, në triumfin e Interit 6:2 kundër Crotones.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco