Ibrahimovic i jep shpresë Milanit, publikon VIDEO-n duke shënuar në stërvitje

Ibrahimovic i jep shpresë Milanit, publikon VIDEO-n duke shënuar në stërvitje

14:18, 05/01/2021

Tifozët e Milanit shpresojnë që Zlatan Ibrahimovic të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës kundër Juventusit në Serie A.

Edhe pse Sky Sport ka raportuar se 39-vjeçari do të mungojë në “San Siro”, ishte Ibra që ka dhënë shpresë me një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai shfaqet në aksion duke shënuar një gol me kokë në qendrën stërvitore Milanello, kurse videoja shoqërohet me përshkrimin: “Tik-tak, tik-tak”.

Nesër (6 janar), Milani përballet me Juven në duelin që pritet të jetë e rëndësishme në garën për titullin kampion.

Ibra nuk luan që prej 22 nëntori kur u lënduar në sfidën ndaj Napolit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 3-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco