Zbulohet një dokument i rëndësishëm në lidhje me vdekjen e Maradonës. Ai rrezikonte...

Zbulohet një dokument i rëndësishëm në lidhje me vdekjen e Maradonës. Ai rrezikonte...

12:29, 05/01/2021

Është zbuluar një dokument i cili ngre edhe më shumë pyetje në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës.

Ikona e Argjentinës ndërroi jetë pas një sulmi në zemër në moshën 60-vjeçare në Buenos Aires më 25 nëntor 2020. Në fillim të atij muaji, më 2 nëntor, Maradona ishte shtruar në spitalin e La Platas dhe kreu një operacion në tru.

Sot është publikuar një dokument i klinikes Olivos për gjendjen e Maradonës, dhe përmban detaje të një takimi të 5 nëntorit mes vajzave të legjendës argjentinase, doktorit të tij Leopoldo Luque, psikiatrit të tij Dra Cosachov, drejtorit të klinikës Pablo Dimitroff dhe kujdestarit të kujdesit intensiv Fernando Villarejo.

Ky dokument, na tregon me hollësi gjendjen shëndetësore të Maradonës, është i rëndësishëm për hetimet që janë duke vazhduar për zbardhjen e shkaktarit kryesor të vdekjes së tij.

“Kjo pjesë e dokumentit tregon shumë qartë sa shumë po rrezikonte Maradona”, ka thënë një hetues.

“Sa për të shpjeguar: klinika u thotë doktorëve të tij personalë se trajtimi mund të jetë i rrezikshëm madje edhe me doza të kontrolluara, me mbikëqyrje, me oksigjen dhe me ndihmë ushqyese. Asnjëra prej këtyre nuk ndodheshin në shtëpinë e tij në Tigre”, shtoi hetuesi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco