Milan – Juventus, dueli i rëndësishëm me mungesa të mëdha!

Milan – Juventus, dueli i rëndësishëm me mungesa të mëdha!

11:35, 05/01/2021

Ditën e mërkurë në Serie A do të zhvillohet super ndeshja mes Milanit dhe Juventusit.

Sfida që do të zhvillohet në “San Siro” do të ketë mungesa të rëndësishme nga të dy kampet.

“Zonja e Vjetër” nuk e ka në dispozicion Alex Sandron dhe Alvaro Moratan. Braziliani, i cili luajti në fitoren ndaj Udineses, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjet e të së shtunës dhe nuk luajti të dielën.

Ndërsa në krahun tjetër, Milani do të vuajë mungesat e Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennaceri, Matteo Gabbia e Alexis Saelemaekersi të cilët janë stërvitur veçuar nga skuadra.

Sandro Tonali është i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Beneventos, ndërsa Juves i janë kthyer nga pezullimi Juan Cuadrado dhe Adrien Rabioti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco