Shevchenko favorit për të marrë drejtimin e klubit të madh britanik

Shevchenko favorit për të marrë drejtimin e klubit të madh britanik

10:45, 05/01/2021

Klubi i Chelseas është duke menduar ta emërojë Andriy Shevchenkon në vend të trajnerit Frank Lampard.

Të kaltrit e Londrës po kalojnë një krizë të thellë rezultatesh pasi kanë fituar vetëm një prej shtatë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat. Si pasojë e një ecurie të dobët, Chelsea pozicionohet në vendin e 8-të në Premier League, ndërsa "Le10Sport" shkruan se Shevchenko mund të jetë pasardhës i Lampardit.

Ish-sulmuesi i Chelseas, Shevchenko momentalisht është trajneri i Kombëtares së Ukrainës është në mesin e disa trajnerëve që po preferohet nga Roman Abramovich.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco